Zaev: Me të vërtetë nuk është momenti për veting, duhet të pastrohen disa gjykatës dhe prokurorë të pandershëm

Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk ka nevojë të përdoret termi veting në gjyqësor, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me deklaratën e ambasadorit të BE Samuel Zhbogar, i cili tha se situata në gjyqësor nuk është aq e keqe. Zaev, i cili mbrëmë mbajti një seancë qeveritare në Kumanovë, tha se nuk ka nevojë të bëhet veting si në Shqipëri, por vetëm të pastrohen, siç tha ai, disa gjyqtarë dhe prokurorë të pandershëm, të cilët dyshohen për veprime serioze të paligjshme ose të veprime jo me kohë, transmeton Portalb.mk.

“Në të vërtetë nuk është një moment për veting, sepse veting e pasqyron situatën në Shqipërinë mike, e cila ishte me të vërtetë në një situatë të ndryshme nga ajo në gjyqësorin tonë. Megjithatë, puna në gjyqësor sigurisht që nuk është për lakmi. Kështu që ne filluam procesin e pastrimit të gjyqësorit dhe nuk duhet të përdorim termin veting, nëse është veting duhet të radhitemi pas Shqipërisë dhe të presim të kalojë, vërtet nuk kemi nevojë. Por, që të punojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm, duhet të ketë një spastrim të atij numri të vogël të pandershëm, me indikacione serioze për përfshirje në vepra të kundërligjshme, veprime jo me kohë, mbajtje të çështjeve në sirtarë, anulim dhe kthim të çështjeve nga fillimi, vjetrimin e çështjeve dhe gjithçka që paraqet problematike, të shprehur me fjalë të popullit tonë. Unë pres që vetë institucionet, në përputhje me rregulloren aktuale, që është Ligji për Këshillin gjyqësor dhe Ligji për gjykatat dhe Ligji për antikorrupsion, të veprojnë në bazë të vetë ligjeve. Gjatë veprimit të tillë do të bëjë edhe spastrimi”, tha Zaev.

Ai përsëriti se ai i bën thirrje Komisionit Evropian për të angazhuar atë instrument, përkatësisht monitorim të rasteve të profileve të larta të krimit dhe korrupsionit, përkatësisht aty ku publiku ku është veçanërisht i interesuar, të vendosë monitorimin nga Komisioni Evropian.

“Kam dhënë edhe udhëzim si kryetar i Qeverisë, që DHP-ja, Kadastri, Depozituesi qendror, Regjistri qendror, Policia financiare, MPB të hyjnë dhe të bëjnë kontroll të plotë të parave, pronës për gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e familjeve të tyre etj. Ne politikanët e kalojmë këtë çdo 2-3 vjet dhe me të vërtetë duhet të bëhet në të gjitha transformimet që pasojnë në vendin tonë duke kaluar nëpër kapituj dhe gjithçka. Duhet të bëjmë një spastrim. Për vete, askënd nuk mund ta cilësojë se do të lakmueshëm për të gjitha këto kontrolle, por kushdo që rezulton të jetë i lakmueshëm me të vërtetë duhet të largohet nga gjyqësori, sepse pritjet e qytetarëve janë të larta. Nëse qytetarët kanë pritshmëri të mëdha, atëherë të gjithë duhet të veprojmë, ne duhet të veprojmë sipas ligjeve dhe besoj se një pastrim i tillë do të japë rezultate, të cilat do të rikthejnë besimin në sundimin e ligjit dhe rregullin e ligjit”, shtoi Zaev, para fillimit të seancës së qeverisë në Kumanovë.

Qeveria e mbajti seancën e saj të rregullt 171 në Kumanovë, ndërsa pikat e para iu kushtuan problemeve të komunave në rajonin verilindor. Gjatë seancës, para Shtëpisë së Zejtarëve  anëtarët e VMRO-DPMNE-së protestonin për ndotjen jashtëzakonisht të madhe në Kumanovë.

Ndryshe, Portalb.mk vazhdimisht ka shkruar për nevojën e vetingut, apo kontrollit të gjykatësve të cilët nuk japin llogari edhe nëse marrin vendime skandaloze.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button