Zaev dhe Osmani për vizitë në Çeki

Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, sot do të realizojë vizitë zyrtare njëditore në Republikën Çeke.
Kryeministri Zaev, në shoqëri të Bujar Osmanit, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje evropiane dhe Zoran Popov, sekretar shtetëror në Ministrinë e punëve të jashtme, do të realizojë takim me Kryetarin e Qeverisë së Republikës Çeke, Andrej Babish.
Kryeministrat Zaev dhe Babish do të realizojnë takim tet-a-tet, pas së cilit do të vijojë konferencë e përbashkët për shtyp.
Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev, do të realizojë takim me Kryetarin e Senatit të Republikës Çeke, Jaroslav Kubera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button