Informacion hipotetik dhe propagandë kundër Erdoganit

Burimi: KriThink 

Raportimi për fatkeqësitë natyrore përveç se duhet të përmbajë informacione të verifikuara, duhet të bazohet edhe në situata reale, dhe jo të trilluara. Artikullin që do ta recensojmë supozon situata hipotetike, me të cilat realizoi edhe propagandë kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Realiteti24: Nese termeti kish ndodh ne Serbi, tashme ceku 50 milionesh i kishte shku Vucicit te dera prej Erdoganit!
Realiteti24: Nese termeti kish ndodh ne Serbi, tashme ceku 50 milionesh i kishte shku Vucicit te dera prej Erdoganit!

Linku deri te artikulli: “Nese termeti kish ndodh ne Serbi, tashme ceku 50 milionesh i kishte shku Vucicit te dera prej Erdoganit!”

Data e publikimit: Nuk ka datë të publikimit

Data e recensionit: 16.12.2019

Recensuese: Fatbardha Curri

Titull që merret me supozime

Supozimi i situatës në lidhje me tërmetin e Shqipërisë ka ndodhur qysh në titullin e artikullit. Ka filluar me “nëse”, që nëse tërmeti do të ndodhte në Serbi, ndihma  e paralajmëruar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për Shqipërinë do t’i shkonte asaj.

“Nese termeti kish ndodh ne Serbi, tashme ceku 50 milionesh i kishte shku Vucicit te dera prej Erdoganit!”, thuhet në titullin e artikullit që e recensojmë.

Kjo është në kundërshtim me Kodin Etik të Gazetarëve.

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”, thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve.

Status fejsbuku për propagandë kundër Erdoganit

Artikulli njashtu nuk është gazetaresk, por një status fejsbuku. Kjo vërehet nga mënyra se si është shkruar. Kjo, sërish nuk është theksuar në artikull dhe qëndron në kategorinë e lajmeve.

Media nëpërmjet këtij artikulli është përpjekur që të realizojë propagandë kundër Erdoganit. Kjo mund të vërehet edhe në komentin që qëndron brenda artikullit.

“Investim shume i vogël ne krahasim me shqiptaret qe jetojne atje, e ku supozohet se jane 30 milione shqiptare te asimiluar ne Turqi, pra reth 1/3 e popullesise atje”, thuhet në artikullin që recensohet.

Sipas Doracakut të KriThinkut, propaganda përdoret që të ndikojë në mendimin njerëzve, në këtë rast të krijohet mendimi te publiku se Erdogani ndihmën është dashur ta japë, edhe nëse ajo nuk do të ndodhte në Shqipëri.

“Informacioni ose pako informatash që nuk janë objektive dhe përdoren që të ndikojnë në mendimin ose sjelljen e njerëzve për përmbushjen e një agjende (politike, korporative, etj.). Propaganda zakonisht përdor një mesazh emocional dhe jo racional. Ekzistojnë shumë lloje dhe nëntipe të propagandës, por është e zakonshme të ndahen në politike, fetare dhe komerciale”, thuhet në Doracakun e Krithinkut.

Për lexuesit: Edhe statuset e fejsbukut duhet të verfikohen

Pavarësisht se sa mund të jetë relevant ose jo një status fejsbuku i ndonjë funksionari apo personi publik, nëse media vendos ta plasojë të njëjtën si informacion, fillimisht duhet ta adaptojë në formë të artikulli gazetaresk dhe ta verifikojë të njëjtën. Media në fjalë nuk e ka bërë këtë, prandaj ju ka dezinformuar. Me këtë, ajo ka tentuar edhe të mbjellë te ju ndjenja kundër Erdoganit.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button