fbpx

Ndoshta ky është kulmi i çnjerëzores

Një punonjës i morgut në Brazil është kapur duke bërë seks me kufomën e një vajze, pasi u deh gjatë festës së fitores së ekipit të tij të preferuar të futbollit, transmeton TopChannel.

Mediat lokale raportojnë se Wanderley dos Santos Silva u përjashtua nga puna në morgun e Legal Medicine në Manaus.

52-vjeçari kreu marrëdhënie seksuale me kufomën e të miturës në prani të një kolegu të tij dhe u kap nga një polic.

Dyshohet se Silva dhe kolegu i tij festuan fitoren e Flamengo kundër River Plate.

Pasi ai dhe kolegu i tij u dehën u rikthyen në zyrë në orët e para të mëngjesit.

Një oficer policie hyri në morg për të mbledhur informacione për kufomën e një femre dhe gjeti Silvan duke bërë seks me të.

Ngjarja u raportua në policia nga puna dhe 52-vjeçari së bashku me kolegun e tij u pushuan menjëherë.

Ndaj tyre është ngritur akuza për nekrofili (marrëdhënie seksuale me kufoma).

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close