RMV, u lëshua në përdorim Portali në shërbim të qytetarëve

Sot zyrtarisht është lëshuar në përdorim portali kombëtar për shërbime elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Në portalin uslugi.gov.mk në formë elektronike janë të kapshëm 127 shërbime të 28 institucioneve. Në të ardhmen ai numër do të rritet me faktin se në dispozicion janë 1.300 shërbime”, ka informuar Ministri për shoqëri informatike, Damjan Mançevski.

Ky portal është administruar nga Ministria për shoqëri informatike. Ajo përveç në gjuhën maqedonase, dhe në gjuhën angleze, është edhe në gjuhën shqipe, por jo i kompletuar.

Saktë do të dihet se ku është një dokument i caktuar dhe nuk do të ketë më dokumente të ngatërruara në sirtarë, vlerësoi Mançevski.

Qytetarët për të shfrytëzuar shërbimet e këtij portali, duhet të paraqiten me emër të përdoruesit dhe fjalëkalim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button