E pranoi fajin edhe një bashkëpunëtor i ish-kryetarit të komunës

Ka pranuar fajin edhe një i akuzuar në në rastin ku akuzohen 11 persona në kryet me ish-kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovskin në lidhje me legalizimin e paligjshëm të objekteve, transmeton Portalb.mk.

Seanca e radhës është përcaktuar për 26 dhjetor, për gjashtë të akuzuarit që nuk e kanë pranuar fajin, ndërsa për pesë personat që e kanë pranuar fajin, do të ketë procedurë për marrëveshje.

“Prej se të akuzuarit të bien dakord me prokurorin publik, Propozim-marrëveshjet do të dorëzohen deri tek gjykatësi i procedurës paraprake i cili në afat prej tre ditësh nga dorëzimi duhet të përcaktojë seancë për Propozim-marrëveshjet e dorëzuara. Për personat me të cilët prokurori publik nuk do të arrijë marrëveshje dhe me të akuzuarit që nuk kanë dhënë deklaratë për pranimin e fajësisë, do përcaktohet seancë e re për vlerësimin e aktakuzës për më 26.12.2019”, thonë nga Prokuroria.

Nga 11 të akuzuarit, kemi kryetarë komune, tetë nëpunës administrativ dhe dy persona përgjegjës si persona juridik- zbatues dhe mbikëqyrës.

I akuzuari i parë ka kryer më shumë vepra penale Shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe një vepër penale Ndërtim i paligjshëm nga neni 244-a paragrafi 1 nga Kodi Penal, një person ka kryer vepër penale Shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 nga Kodi Penal, shtatë të akuzuar të tjerë ngarkohen për veprën penale Punë të pandërgjegjshme në shërbim nga neni 353-v paragrafi 5 dhe dy persona, me veprimet e përshkruara në aktakuzë, kanë kryer vepër penale Ndërtim i paligjshëm nga neni 244-a paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Katër të akuzuarit e kishin pranuar fajin më 30 tetor të këtij viti, derisa sot deklaratën për pranimin e fajit e ka dorëzuar në gjykatë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button