Nisi ndërtimi i një zone të re banimi, ku do të vendosen banorët prekur nga tërmeti (VIDEO)

Kanë nisur punimet për ndërtimin e një zone të re banimi, ku do të vendosen banorët e prekur nga tragjedia e 26 nëntorit.

Ndërtimi i kësaj zone do të bëhet në Vaqarr të Tiranës.

Nga afër për t’i parë punimet ka dal edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Kjo situatë ka krijuar një potencial të jashtëzakonshëm për krijimin e kushteve optimale të jetesës për ata që humbën shtëpitë dhe të shembujve të rinj të jetës komunitare në fshat, duke realizuar grupime shtëpish të reja rreth qendrës së zonës rurale përkatëse? “- shkruan Rama në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button