Analizat për Kodrën e Diellit sot zyrtarisht do të dorëzohen në Qeverinë e RMV-së

Analiza “Due Diligence” dhe studimi i fizibilitetit për Kodrën e Diellit sot zyrtarisht do të arrijnë në Qeverinë e RMV-së, njoftojnë nga kompania “ELEM” për Portalb.mk.

Në mbledhjen të cilën do ta mbajnë sot, bordi drejtues i kompanisë amë “ESM” do të vendosë propozimin e tyre për zgjidhjen më të mirë sa i përket “Kodrës së Diellit” dhe të njëjtën do ta dorëzojnë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Analiza “due diligence” përfshin një analizë të thellë të gjendjes financiare, ligjore dhe tatimore të filiales “Kodra e Diellit” – Tetovë për tre vitet e mëparshme (2016 – 2018) dhe hoteleve “Sllavia” dhe “Kodra e Diellit”. Kurse studimi i fizibilitetit është një studim fizibiliteti i koncesionit dhe partneritetit publik privat të filiales “Kodra e Diellit”-Tetovë. Në bazë të studimit të fizibilitetit do të merret vendimi edhe nëse Kodra e Diellit do të jepet me koncesion apo partneritet publik-privat.

Për Portalb.mk, nga kompania “ELEM” potencojnë se pas përgatitjes të studimeve nga ana e kompanisë “PWC”, të njëjtat janë dorëzuar deri te disa funksionarë të lartë qeveritarë për shqyrtim.

Nga kjo kompani nuk treguan te cilët funksionarë por thanë se tudimet së bashku me propozimin për zgjidhjen më të mirë do ta dorëzojnë zyrtarisht në Qeveri.

Të dy studimet u lanë në harresë për më shumë se një muaj, përderisa nga ELEM thonin se këto analiza janë dorëzuar në Qeveri, nga Qeveria vazhdimisht e demantonin këtë duke u shprehur se në arkivin e tyre nuk ka arritur asgjë në lidhje me Kodrën e Diellit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button