Vetingu në Maqedoninë e Veriut: ndryshime për më mirë apo shpresë e rrejshme?

Lustrimi ishte farsë e panevojshme dhe qesharake, qërim i dështuar hesapesh dhe nënçmim i oponentëve politikë. Për të pasur sukses vetingu, duhet t’i përfshijë të gjithë, transmeton Portalb.mk.

Vetingu apo sistemi i vetingut në Maqedoni është vegël e re juridike e cila premton shumë.Ministria e parë e cila u zotua ta zbatojë është Ministria e punëve të brendshme dhe tash më kanë filluar të përgatiten ndryshime ligjore për realizim. Vetingu filloi me Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim, ndërsa premtimet e ministrit Spasovski janë që rrënjësisht do ta përfshijë tërë ministrinë. Duhet ta pranojmë se ky është premtim i madh.

Propozimet e ardhshme për veting u transferuan në instancat gjyqësore me qëllim të pastrohet sistemi gjyqësor nga gjykatës dhe prokurorë jokompetent. Vet kontrollimi i kompetencës së gjykatësve dhe prokurorëve kërkon kohë, por është pikëpyetje nëse Maqedonia është e aftë për ta realizuar këtë kontroll tërësisht dhe profesionalisht, pa marrë parasysh vetingun si vegël e nevojshme, madje edhe thelbësore.Ky kontroll nuk do të kufizohet vetëm në policinë dhe gjykatësit por do ta përfshijë edhe armatën edhe nëpunësit shtetëror. Mirëpo a mund vetingu ta pastrojë administratën shtetërore e cila me stërpunësim u bë mastodont dhe strehimore për militantë partiakë? Kësaj pyetjetje duhet t’i përgjigjet qeveria e cila e propozoi këtë sistem.

Prejardhje e sistemit të vetingut dhe aplikimi i tij në botë

Sipas përkufizimit vetingu paraqet kontroll të personalitetit të caktuar para se ai të merr funksion të ri. Këtë ka të drejtë ta bën punëdhënës për të kontrolluar kompetencën dhe biografinë e kandidatit për punësim, policia për identitetin dhe prejardhjen e refugjatëve të cilët kërkojnë azil, ndonjë kompani për kompani tjetër para se të fillojë bashkëpunim. Origjina e fjalës veting është nga shekulli 19 nga slengu brinatik kur veterinar (me shkurtesë vet) ka pasur për detyrë detajisht të kontrollojë kuajt e garave para se të jep leje për pjesëmarrjen e tyre në garë. Nga ana tjetër, vetingu është procedurë e cila ka çmim. Informatat e fundit që vijnë nga Australia janë se për veting të 350 mijë punësimeve në qeveri, nevojiten prej 300 deri 1500 dollarë për person, varësisht nga vendi i punës. I fundit nga shembujt e vetingut ekstrem, e mund të quhet edhe keqpërdorim i kësaj procedure është vendimi i presidentit Tramp në janar të vitit 2017, të gjithë vizitorëve të SHBA-së të cilët Departamenti i migracionit (ICE) i ka shënuar si rrezik potencial në bazë të aktivitetit në profilet e tyre në rrjetet sociale, mund të arrestohen dhe të deportohen. Departamenti i migracionit më vonë hoqi dorë nga ky sistem, mirëpo turpi mbeti.

Standardet, kushtet, procedura e vetingut

Sidoqoftë, për të zbatuar sistemin veterinar dhe për të pastruar të gjitha institucionet, nevojiten standarde dhe kushte për ta mundësuar atë. Rregullorja për veting e UNDP-së në shoqëritë pas konfliktit, përfshirë Maqedoninë, jep një përshkrim të hollësishëm të tërë procedurës dhe kushteve për mbajtjen e vetingut. Pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, sistemi i vetingut është krijuar për të siguruar standarde minimale të integritetit për shërbimin publik. Fakti që Maqedonia ka nevojë për një sistem të tillë pas afro 30 vjet pavarësie dhe 18 vjet pas konflikt është një shenjë në vetvete se sistemi ynë është gërryer. Kushtet themelore për realizimin e vetingut janë: prania e autoritetit dhe legjitimitetit të qeverisë dhe vullnetit politik, një listë institucionesh dhe individësh që do t’i nënshtrohen vetingut, institucioni/organi që do të zbatojë vetingun, burimet për të dhe afati kohor për këtë procedurë. . Pasojat e padëshiruara të kësaj procedure mund të jenë abuzimi politik, një ndërprerje kohore në funksionimin e institucioneve për shkak të largimit të punonjësve jo kompetent, madje edhe destabilizim i shtetit.

Procedura mund të prekë të gjithë punonjësit në një institucion ose vetëm funksione të caktuara. Gjithashtu nevojiten zgjidhje për ata që do të vlerësohen si jokompetentë, nëse ato do të transferohen në institucione të tjera, nëse ky sistem do të zbatohet vetëm për kandidatët tashmë të punësuar ose edhe për kandidatët pët punë, dhe nëse ky mekanizëm do të jetë ad hoc apo do të zbatohet si mekanizëm i rregullt.

Para se të fillohet me këtë procedurë, qeveria duhet të informojë dhe të konsultojë publikun. Ky proces duhet t’i lejojë shoqërisë civile të shprehë pikëpamjet dhe idetë e tyre. Gjithashtu duhet të vendosen institucionet prioritare të vetingut, e jo të niset procedurë ndaj tërë aparatit shtetëror. Duhet të fillohet me të ashtuquajturat institucione të ndjeshme si ushtria, policia, sektori civil i sektorit të sigurisë, gjyqësori. Hapat e ardhshëm janë përcaktimi i kritereve, rezultateve të pritura dhe mekanizmi i veprimit. Për të shmangur abuzimet, kërkohet përputhja maksimale me standardet ndërkombëtare.

Shembuj pozitivë për t’i përcjellur

Në rajon, Shqipëria ka pasur guximin të realizojë veting në sistemin e drejtësisë. Kjo procedurë ka ekspozuar një përqindje të madhe të korrupsionit midis gjyqtarëve dhe prokurorëve publik. Nga ana tjetër, nga rajoni dhe Evropa mund gjithashtu të nxjerrim shembuj tjerë pozitivë se si zbatohet sistemi i vetingut. Finlanda në vitin 2002 miratoi një ligj ombrellë i ashtuquajtur veting i sigurisë, i cili i mbulon kriteret themelore të vetingut duke specifikuar fillimisht aplikantët për procedurat e vetingut e më pas procedurat e sigurisë, deri në masën e kontrollit të financave dhe lidhjet ndërkombëtare të personit që i nënshtrohet procedurës së vetingut. Kjo kornizë ligjore lejohet të përdoret nga ndërmarrjet private, por nën kontrollin e institucioneve. Në vitin 2008, së bashku me ndryshimet në 2012, Kroacia ka Ligj për veting të sigurisë që rregullon kontrollimin e individëve dhe personave juridikë. Ky ligj përfshin punësimin në institucionet shtetërore, agjencitë e sigurisë dhe të zbulimit, organet e luftës kundër krimit të organizuar, Ministrinë e Punëve të Jashtme, organet e Bashkimit Evropian dhe organet me interes të veçantë për sigurinë e shtetit. Ligji gjithashtu parashikon që procedura e vetingut të përsëritet në çdo 5 vjet.

Si është situata te ne?

Siç thuhet në Rregulloren e UNDP-së, kushti i parë që duhet të përmbushet për zbatimin e vetingut është vullneti politik. Nga përplasjet e përditshme mes politikanëve që shohim dhe lexojmë në media, krijohet përshtypja që edhe pse ata më së shumti kërkojnë veting, ata janë njëkohësisht edhe më së shumti kundër vetingut, sepse edhe ata duhet të përfshihen me këtë kontroll. Një nga pyetjet kryesore që duhet të parashtrohet është nën cilat kritere do të realizohet kjo procedurë dhe kë do ta përfshijë?

A janë të gjithë politikanët, gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët e nivelit të lartë të gatshëm për t’u kontrolluar në bazë të pasurisë, financave, kompetencës profesionale për një pozicion të caktuar dhe në kurriz të humbjes së të njëjtave pozita? Reagimet e pritura të atyre që do të pushohen nga puna ose do të zhvendosen bë vende tjera për shkak të paaftësisë, do të jenë se janë viktima të përplasjeve politike. Lustrimi ishte një farsë e panevojshme dhe qesharake, një qërim i dështuar hesapesh dhe poshtërimi i kundërshtarëve politikë. Që vetingu të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjithë, duke filluar nga këshilltarët e parë dhe ndihmësit e nivelit të lartë në qeveri, ministri, gjyqësor. Kubi hidhet, kërkohet personi trim për të përfunduar luftën me ata që janë jokompetentë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button