SHGM dhe SPGM e dënuan trajtimin e gazetarëve në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon sjelljen e të punësuarve në Gjykatën Kushtetuese që trajtuan në mënyrë të papërshtatshme dhe jo-evropiane ekipet e gazetarëve që dëshironin të merrnin pjesë në takimin e sotëm midis Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe Ambasadorit të BE-së në Shkup Samuel Zbogar.

Edhe pse mediat ishin të ftuara për të marrë pjesë dhe për ta ndjek këtë takim, ekipet e gazetarëve u lejuan vetëm të xhirojnë disa inserte nga takimi dhe më pas u dëbuan nga salla e gjyqit.

Megjithëse ka një dhomë të rezervuar për gazetarët në Gjykatën Kushtetuese, të punësuarit në gjykatën i përzunë gazetarët jashtë ndërtesës dhe i njoftuan se deklaratat për takimin mund t’i presin vetëm jashtë ndërtesës.

“Ky incident është edhe më i papranueshëm kur dihet që Gjykata Kushtetuese duhet të jetë mbrojtësi kryesor i lirisë së fjalës. Kërkojmë që në të ardhmen Gjykata Kushtetuese të sigurojë kushte të mira për punën e gazetarëve dhe të mos vendosë një shembull negativ në shoqërinë për marrëdhëniet midis institucioneve dhe gazetarëve”, thonë nga SHGM.

Dënim për ngjarjen ka arritur edhe nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve (SPGM).

“Ky precedent është goditje e ashpër ndaj të drejtës së qytetarëve që nëpërmjet mediave të informohem për problemin më aktual që në mënyrë të drejtpërdrejt i prek. Plotësisht, institucioni duhet që të jetë në mesin e atyre me reputacion më të lartë në shoqëri. Me këtë hap krijon praktikë të keqe të jotransparencës, të cilën mund ta ndjekin edhe të tjerët”, thonë nga SPGM.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button