Paratë e vjedhura assesi të kthehen në arkën shtetërore të RMV-së, numëratori në gjumë

Numëratori i vendosur në Portën Triumfale në Shkup, i cili kishte për detyrë t’i numërojë paratë e kthyera nga hajdutët e arkës shtetërore nuk funksionon. Ndonëse një vit është vendosur, ai vetëm një muaj ka punuar dhe pastaj është fikur, njofton Portalb.mk.

Kthimi i parave të vjedhura, i cili ishte një ndër premtimet e kryeministrit Zoran Zaev, siç duket nuk është në duar të pushtetit ekzekutiv, por të atij gjyqësor, i cili nuk rresht të jetë në shënjestër të kritikave për (mos)vendime jo të drejta.

Në lidhje me mosfunksionimin e numëratorit, Zaevdebatin televiziv për “Buxhetin 2020”, ka thënë se paratë nuk janë kthyer se priten vendime të plotfuqishme gjyqësore, ndërkaq deri më tani janë arkëtuar 1 milion euro.

“Numëratorin privatisht e pagova dhe është lartë në Portën Triumfale. Një milionë euro ka arkëtuar. Vlladimir Todoroviq ka paguar ka edhe tjerë që kanë paguar. 17 milionë euro presim nga rasti “Transmet”, aty ka konfiskim të makinerive. Që të konfiskohen paratë, duhet që të ketë vendime gjyqësore konkrete, efikasitet. Presim që gjykatat ta kryejnë punën. Janë miratuar ligje me konsensus, pushteti ekzekutiv është këtu, në fund mbeten gjykatat që t’i respektojnë ligjet. Unë jam njeri i guximshëm, miratoj vendime serioze, por nuk jam Don Kishot”, theksoi kryeministri Zaev, duke drejtuar gishtin kah gjyqtarët.

Numëratori në Portën Triumfale
Numëratori në Portën Triumfale

Zaev derisa ishte në opozitë, në vitin 2016-të një debat në “Nova TV”, për atë se a ka ndonjë plan se si t’i kthejë të gjitha paratë e popullit, ai tha se kur të vijë në pushtet LSDM, do të ndërtojë përmendore në të cilën do të tregohet se sa paratë e popullit janë kthyer në buxhet.

“Unë sa e di, bëhet fjalë për rreth pesë miliard euro nga vitit 2007. Sipas ligjeve të tanishme në Maqedoni, aty ku ka para të vjedhura, nëse gjenden të konfiskohen. Në Portën Triumfale do të vendosim, numërues  dhe kur Agjencinë për Konfiskim të Pasurisë kur do të shesë pronë dhe do të kthejë para në buxhet, numëruesi do të rrotullohet. Ky do të jetë vërtetimi se gjithçka që është vjerdhur do të kthehet në këtë shtet. Unë besoj se do të kemi mundësi që të mblidhen dëshmi që të kthehet një përqindje e madhe e asaj që është vjedhur”, tha Zaev.

Por, kthimi i parave nuk ka shkuar ashtu siç e ka planifikuar kryeministri. Rastet gjyqësore janë bllokuar në fortesat e gjyqtarëve të cilët po vazhdojnë t’i zvarrisin lëndët e ish Prokurorisë Speciale Publike, shefja e së cilës betohej në kthimin e parave të vjedhura, por tani është e akuzuar për aferë të rëndë korrupsioni.

faqen online të numëratorit, shkruhet se janë konfiskuar gjithsej 14.837.485 euro nga tre lëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button