RMV, do të shtrenjtohet mazuti

Çmimet e benzinave dhe dizelit mbeten të njëjta, ndërsa prej sonte në mesnatë shtrenjtohet çmimi i mazutit, vendosi sot Komisioni rregullator i energjetikës (KRrE), njofton MIA.

Me vendim kryhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0.54 për qind.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 mbetet 67 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 edhe më tej do të shite për 69, EURODIZEL (D-E V) për 61,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 50,50 për litër.

Me vendimin e KRE për 0.929 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 35,407 denarë për kilogramë.

Si shkak për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nga KRE-ja i theksojnë rritjen e çmimit në tregun botëror në javën e kaluar tek benzina për 0.85,  ndërsa tek dizeli për 1,21 për qind, si dhe për 0,43 për qind kursi më i lartë i denarit në krahasim me dollarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button