PSV Eindhoven e shkarkoi trajnerin Mark van Bommel

Gjiganti holandez i futbollit  PSV Eindhoven sot ka shkarkuar trajnerin Mark van Bommel, duke thënë se rënia e ekipit këtë sezon nuk është “e denjë për PSV”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi erdhi në mëngjes pasi PSV humbi 3-1 ndaj Feyenoord, me ç’rast Eindhoven tani është në vendin e katërt në ligën holandeze, 10 pikë më pak se kryesuesit e tabelës Ajax dhe AZ Alkmaar.

Si lojtar, Van Bommel fitoi tituj në katër vende, përfshirë katër tituj të ligës holandeze me PSV dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën.

“Të gjithë bëmë gjithçka që mundëm për ta kthyer valën. Fatkeqësisht, nuk funksionoi”, tha drejtori i klubit Toon Gerbrands.

PSV ende nuk ka caktuar pasardhës të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button