Helmimi i çiftit nga Librazhdi, flet për herë të parë djali që mbijetoi (VIDEO)

Ende është e pazbardhur historia e çiftit nga Xhyra e Librazhdit, Osli dhe Rezarta Hajdarit. Fillimisht u dyshua që ata ishin vetëhelmuar me fotoksinë, më pas u tha se helmimi mund të kishte ndodhur për shkak të asfiksimit nga tymi i prushit që ndodhej në dhomën e tyre. 19-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti i saj, Olsi ndodhet në spital, shkruan Klan.

Pas dy ditësh në koma, Olsi vetëm dje ka mundur të ndërgjegjësohet dhe tregoi versionin e tij të ngjarjes.

“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital, se kush më ka dërguar, nuk di fare asgjë”, -rrëfeu ai.

Çifti

Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë për Klan Plus momentet e përjetuara mëngjesin e 13 dhjetorit.

“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (të shoqit) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, -tregon zonja Bukurie.

Si të mos mjaftonte fatkeqësia që i pllakosi, një tjetër barrë e rëndë për ta janë lajmet e publikuara lidhur me ngjarjen.

“Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si shkruajnë kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar. Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruajtur kot më kot!”, -tregon daja i Olsit.

Burimi: Tv Klan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button