Ish ministri Aco Spasenovski në mënyrë të paligjshme ka paguar mbi 7.3 milionë denarë për vëzhgim dhe hulumtim

Policia Financiare deri te Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale kundër personit A.S. (Aco Spasenovski, shkri i redaksisë), personit A.Gj, dhe personit juridik “Agro Konsulting Ndërkombëtar” për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353, paragrafi 5 dhe “Ndihmë” sipas nenit 24 nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

I paraqituri i parë, në cilësinë e ministrit të Bujqësisë, gjatë vitit 2009, i ndihmuar nga A.Gj pronar dhe drejtues i ndërmarrjes juridike “Agro Konsulting Ndërkombëtar”, e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar në mënyrë që ka dhënë urdhër dhe ka paguar fatura në vlerë përgjithshme prej 7.338.551 denarë për çka janë dorëzuar dhe pranuar në Ministrinë e Bujqësisë gjithsej 27 raporte të pavërteta për kryerjen e “hulumtimit dhe vëzhgimit shkencor”, gjegjësisht ka mundësuar që i paraqituri i tretë të përfitojë pronë të paligjshme prej 7.338.551 denarë, për të cilën vlerë e ka dëmtuar Buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button