SHBA planifikon tërheqjen e 4 mijë ushtarëve nga Afganistani

Pas rifillimit të bisedimeve mes SHBA-ve dhe talebanëve bëhet e ditur se qeveria e Donald Trumpit do të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit CNN i cili bazohet mbi një zyrtar amerikan, thuhet se presidenti amerikan Trump planifikon të tërheqë 4 mijë ushtarë të cilët përkojnë me një të tretën e rreth 13 mijë ushtarëve amerikanë që ndodhen në Afganistan.

Trump edhe më parë ka kërkuar zbatimin planit për zvogëlimin e numrit të ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Në lajmin e CNN-it thuhet se SHBA-të që nga viti 2001 kanë shpenzuar 133 miliardë dollarë në luftën në Afganistan. Gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 2.300 ushtarë amerikanë. Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën mbi 58 mijë ushtarë afganë dhe 38 mijë civilë si dhe rreth 42 mijë militantë.

Bisedimet e paqes që vazhdojnë mes SHBA-ve dhe talebanëve që nga dhjetori 2018, Trump i ndërpreu pas sulmit me bombë të ndërmarrë më 5 shtator ndaj ushtarëve amerikanë në Afganistan dhe të cilin e morën përsipër talebanët.

Trump gjatë vizitës së tij të papritur që zhvilloi në një bazë amerikane në Afganistan në fund të nëntorit tha se dëshironte të dakordohej me talebanët dhe rifilloi bisedimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button