Ndërtesat që i mbijetuan bombës atomike në Hiroshima do të shkatërrohen

Autoritetet e qytetit japonez, Hiroshima planifikojnë të rrëzojnë dy ndërtesa, që i kanë mbijetuar bombës atomike të vitit 1945, pavarësisht pse disa banorë kërkojnë që këto objekte të ruhen.

Të dyja ndërtesat, që ekzistojnë nga viti 1913, janë shfrytëzuar fillimisht si fabrika të rrobave ushtarake dhe më pas si hapësira për akomodim të studentëve, transmeton REL.

Pas sulmit me bombë, ndërtesat janë kthyer në spital të improvizuar.

“Ato mund të shfrytëzohen si hapësira për promovim të zhdukjes së armëve bërthamore”, ka thënë një i mbijetuar.

Rreth 80,000 persona janë vrarë si rezultat i bombës dhe rreth 35,000 të tjerë janë plagosur.

Ky sulm ka shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit.

Më 2017, autoritetet kanë thënë se këto struktura kanë mundësi të shemben nëse ndodh ndonjë tërmet i fuqishëm.

Pas dorëzimit të Gjermanisë në maj të vitit 1945, Japonia ka vazhduar luftën në Azi.

Shtetet e Bashkuara kanë shpresuar se nisja e një bombe bërthamore do ta detyronte Japinonë të dorëzohej pa rrezikuar personelin amerikan në sulme tokësore.

Bomba e parë, e hedhur në Hiroshima ka lënë të vdekur rreth 140,000 persona, duke përfshirë edhe personat e sëmurë si pasojë e rrezatimit për periudhë afatgjatë.

Ky njëherësh ka qenë sulmi i parë bërthamor.

Meqë Japonia nuk ishte dorëzuar as pas këtij sulmi, SHBA-ja ka nisur sulmin e dytë bërthamor tri ditë më vonë, në qytetin Nagasaki.

Japonia është dorëzuar gjashtë ditë më vonë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button