Gjashtë kontejnerë janë djegur mbrëmë në një lagje të Shkupit, 100 të shkatërruar për më pak se një vit

Gjashtë kontejnerë janë djegë mbrëmë në lagjen e Shkupit, Lisiçe. Kështu, për nëntë muajt e parë të këtij viti, janë djegur dhe shkatërruar mbi 100 kontejnerë për mbeturina komunale në të gjithë Shkupin, shkruan Portalb.mk.

“Të gjitha kontejnerët e djegur janë shkatërruar plotësisht dhe janë të papërdorshëm. Me këto incidente, NP “Higjiena Komunale” ka pësuar dëm financiar prej 1.5 milion denarë. Qyteti i Shkupit dhe NP ‘Higjiena Komunale’ apelojnë tek qytetarët që t’i ruajnë dhe mos t’i dëmtojnë kontejnerët e vendosur në sipërfaqe publike për të mundësuar deponimin efikas të mbeturinave komunale dhe ruajtjen e higjienës publike. Kontejnerët për mbeturina blihen me para të qytetarëve dhe me dëmtimin e tyre shkaktohen dëme të mëdha financiare”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti po kërkon prej qytetarëve të raportojnë çdo rast vandalizmi ndaj kontejnerëve dhe pajisjeve tjera urbane për të ruajtur rendin komunal në qytet.

Rastet e kontejnerëve të djegur janë raportuar në Ministrinë e punëve të brendshme, por deri më tani asnjë autor nuk është gjetur ose dënuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button