Keanu Vs. Keanu – “Matrix 4” dhe “John Wick 4” në kinema në të njëjtën ditë

Warner Bros i ka prezantuar datat e publikimit të projekteve të veta të reja, të cilat do të kemi mundësinë t’i shikojmë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Ajo që tërheqë më së shumti vëmendjen ishte largimi nga plani i filmit “Akira” nga regjisori Taika Waititi – ndërsa në vendin e tij do të vijë “Matrix 4”. Interesante është që data është caktuar për shfaqje më 21 maj 2021, në të njëjtën ditë kur në kinema do të mbërrijë “John Wick 4”.

Matrix nuk ka qenë kurrë ndonjë franshizë që ka frikë nga paradokset interesante, kështu që nuk është për t’u habitur që ky hap në luftën për vendin e parë në box-office atë fundjavë e vë Keanu Reevesin kundër vetes.

Reeves, i cili paraqitet në rolin titullar të filmave për John Wick, ka luajtur në të gjitha pjesët e trilogjisë Matrix, ndërkohë që është planifikuar edhe rikthimi i tij në filmin më të ri, shkruan KOHA Ditore.

Përveç Reeves, do të kthehen edhe Carrie-Anne Moss dhe Jada Pinkett Smith, ndërsa ekipin e aktorëve do ta përforcojnë edhe të porsaardhurit Yahya Abdul-Mateen II dhe Neil Patrick Harris, si dhe Jonathan Groff, i cili është përforcimi më i ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button