Madrid, Samiti për klimën përfundoi pa rezultate të rëndësishme

Pjesëmarrësit në Samitin e Kombeve të Bashkuara për luftë me ndryshimet klimatike, që ditëve të kaluara u mbajt në Madrid, përfundoi pa ndonjë marrëveshje thelbësore, lajmëruan agjencitë botërore, shkruan MIA.

Në sesionin e sotëm përfundimtar vendet pjesëmarrësve e nënvizuan “nevojën urgjente” për veprim kundër ngrohjes globale, por nuk arritën të arrijnë pajtueshmëri për çështjet thelbësore, mes të cilave janë ballafaqimi me situatat e jashtëzakonshme klimatike, si dhe presionin e madh nga ambientalistët.

Pas dy javëve të negociatave të rënda konferenca e KB-së për klimën, e mbajtur në Madrid, nuk u arrit marrëveshje për rregullat e tregjeve ndërkombëtare të karbonit, temë e cila ishte përfshirë në pjesën e fundit të Marrëveshjes së Parisit për klimën në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button