Shefi i diplomacisë greke: Nuk do të tolerojmë harmonizim jo të plotë për atë që jemi marrë vesh me RMV-në

I thellojmë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, por nuk do të tolerojmë paraqitje të harmonizimit jo të plotë dhe interpretim të zhdrejtë të asaj për çka jemi marrë vesh, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në fjalimin e tij në Parlamentin grek, gjatë debatit të tij për buxhetin për vitin e ardhshëm, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Në mënyrë praktike e mbështesim perspektivën integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si bosht kryesor i politikës sonë. I thellojmë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, por duke bërë qartë të ditur se nuk do të tolerojmë paraqitje të harmonizimit jo të plotë dhe interpretim të zhdrejtë të asaj për çka jemi marrë vesh”, tha Dendias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button