Ka ndërruar jetë 24 vjeçari që u lëndua rëndë nga zjarri që kaploi banesën në Tetovë

Njëzet e katër vjeçari A.S i cili ishte i lënduar rëndë nga zjarri që kaploi ndërtesën në Tetovë, ka ndërruar jetë. Ai kishte djegie në tërë sipërfaqen e trupit dhe mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë në këtë 24 orë sa qëndroi në Spitalin Klinik në Shkup, njofton Portalb.mk.

Dje, në një ndërtesë gjashtë katëshe në qendër të Tetovës në ora 11:15 ka shpërthyer zjarr, jozyrtarisht si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit. Nga Njësiti i Zjarrfikësve Tetovë thanë se situata ka qenë e rëndë dhe se u evakuuan disa persona nga ndërtesa e cila ka qenë e mbushur me tym si dhe në temperatura shumë të larta.

“Shumë qytetarë na janë paraqitur rreth orës 11:15 për të na njoftuar në lidhje me zjarrin, në ndërtesën gjashtë katëshe zjarri ka shpërthyer në katin e tretë. Brenda saj ka qenë prezent vetëm një person, kemi evakuuar rreth 10 persona nga ndërtesa për arsye se temperaturat ishin shumë të larta si dhe kishte rrezik për helmim”, tha Uka Aliti, nga Njësiti i Zjarrfikësve Tetovë.

Foto nga zjarri në Tetovë
Foto nga zjarri në Tetovë

Nga Spitali Klinik i Tetovës thanë se kishin pranuar gjithsej 12 persona me shenja të panikut, gjysma prej tyre kanë qenë në gjendje për trajtim kurse të tjerët janë lëshuar në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button