fbpx

RDK-ja sërish zgjodhi Vesel Memedin për kryetar

Partia Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) rizgjodhi Vesel Memedin për kryetar partie sot në Kongresin e Dytë partiak në Shkup, njofton Portalb.mk.

Kongresin e përshëndetën përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, si dhe përfaqësues të përfaqësive të ambasadave në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të tjerë të faktorit ndërkombëtar, njoftojnë nga RDK.

Delegatët e Kongresit të dytë të RDK-së, zgjodhën edhe 90 anëtarë të Kuvendit Qëndror të cilët në mbledhjen e ardhshme do të zgjedhin Kryesinë Qëndrore, Sekretarin gjeneral si dhe kryesinë e ngushtë. Delegatët njëkohësisht sollën vendime për propozim ndryshimet për Statutin dhe Programin e partisë.

“Pyetja e parë që sot ia bëjmë vetes, dhe që na e kanë bërë shumë nga miqtë dhe armiqtë tanë, është se a ia vlente që në këtë hapsirë politike, ku veprojnë disa parti politike të vjetra, nga të cilat dolën edhe disa parti të reja, të vazhdoj aktivitetin e saj politik Rilindja Demokratike Kombëtare. Këtë pyetje, ne në RDK, mendojmë se i jemi përgjigjur me veprimtari konkrete, që koha dëshmoi se ishim subjekti i duhur, dhe ndihma vendimtare në shtyerjen e proceseve drejt ndryshimeve të mëdha.
Njohësit e çështjeve politike mund lirisht të dëshmojnë se ne ishim pengesa vendimtare në ndalimin e kahjes së fuqive të mobilizuara, për bllokimin e proceseve drejt ndryshimit. Për këtë arsye, e gjith kjo ishte shkaku që drejt RDK-së, kryetarit të kësaj partie, dhe aktivistëve të saj besnik, u derdh një lumë aq i madh akuzash, shpifjesh, sharrje, dhe kërcënimesh, saqë nuk mund të imagjinohet. Mirëpo përkundër gjith këtyre goditjeve, nën udhëheqjen tonë, ne vendosëm që RDK-në ta shndërojmë në një lëvizje, që do të jetë zëri i të vërtetës, dhe gurr i vogël që nuk lejon shembjen e kalasë së madhe kombëtare, të ndërtuar me shumë mund dhe gjak, gjatë gjith historisë së kaluar, dhe historisë së re, që veprojmë dhe punojmë për të mirën e kombit tonë.” tha mes tjerash, Memedi në fjalimin e tij.

RDK-ja

RDK-ja në pushtet hyri si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, pjesë e të cilës ishte edhe partia në atë kohë siç u quajt LR PDSH-ja tash Aleanca për Shqiptarët (ASH) i Ziadin Selës dhe UNITETI i Gëzim Ostrenit.

ASH-ja doli nga qeveria sepse iu mor Ministria e Shëndetësisë e ndërkaq ata nuk e pranuan propozimin e kryeministri Zoran Zaev për ta shkëmbyer të njëjtën me Ministri pa resor, e ndërkaq Memedi vazhdoi bashkëqeverisjen deri një periudhë, e më pas u tërhoq edhe ai.

Memedi dha dorëheqje nga posti i nënkryetari dhe deputetit të Kuvendit për shkak se iu shkarkua ministri radhë e partisë së tij, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), Suhej Fazliu i cili udhëhoqi Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.

Memedi në fjalimin e tij përpara deputetëve në foltoren e Kuvendit, i akuzoi liderët e BDI-së dhe LSDM-së, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, për lojë të pandershme politike në llogari të partive më të vogla politike dhe marrëveshje të fshehtë për kompensim të ministrive.

Posti i Memedit i shkoi Aleancës për Shqiptarët e cila e caktoi Arta Toçin në pozitën deputete.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close