Protestuesit kundër ndryshimeve klimatike pushtuan Aeroportin e Amsterdamit, 26 të arrestuar (VIDEO)

Protestuesit kundër ndryshimeve klimatike pushtuan një pjesë të Aeroportit Schiphol në kryeqytetin e Holandës të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia paralajmëroi anëtarët e grupit “Extinction Rebellion” dhe “Greenpeace” që t’i japin fund okupimit tyre para se të shpallin një situatë emergjente dhe arrestuan 26 protestues.

Protestuesit kërkuan reduktimin e fluturimeve nga aeroporti dhe rritjen e shërbimit të trenave, si dhe një rritje të çmimit të biletave të aeroplanit, si një alternative për fluturimet në distanca të shkurtra.

Për shkak të protestave ndodhën ndërprerje gjatë gjithë ditës në hyrjet dhe daljet e aeroportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button