Shpenzime rekord në Kosovë, në 2018, 14.7 milionë euro për udhëtime zyrtare

Zbrazëtitë ligjore po bëjnë që vetë institucionet shtetërore të keqpërdorin buxhetin e shtetit. Në mungesë të një udhëzimi administrativ të specifikuar, shërbyesit civil bëjnë udhëtime brenda dhe jashtë vendit pa u bazuar në ndonjë kriter.

Si rrjedhojë, vetëm gjatë vitit 2018, 14.7 milionë euro janë shpenzuar për udhëtime zyrtare dhe meditje, që paraqet një rritje prej 46 për qind me vitin paraprak apo 4.4 milionë euro më tepër, transmeton Top Channel.

Për këtë auditori i përgjithshëm në vitin 2018 kishte kërkuar nga Qeveria rishikim të udhëzimit.
Ministritë që kanë shpenzuar më së shumti për udhëtime zyrtare që si rrjedhojë janë përfitues të meditjeve janë Ministria e Tregtisë, Ministria e Integrimeve Evropiane e ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. E në hulumtimin e Institutit GAP me shërbyesit civil, rezulton se 65 për qind e të anketuarve nuk pajtohen me arsyeshmërinë e dhënies së meditjeve, ndërsa 51 për qind thonë se ato keqpërdoren.

Megjithëkëtë, ani se të njëjtit janë dëshmitar të keqpërdorimeve janë deklaruar se nuk do t’i raportonin ato si pasojë e ndonjë hakmarrjeje. Të gjitha këto u thanë të tryezën e diskutimit “Lufta për mëditje: Politikat kundërthënëse të qeverisë në udhëtime zyrtare” në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button