UNESCO hoqi nga lista karnavalet belge

UNESCO ka hequr karnavalet e përvitshme të qytetit Belg Aalst nga lista e trashëgimive botërore për shkak të akuzave për antisemitizëm.

Në një lëvizje të paprecedenttë, komiteti ndërqeveritar i UNESCO tha se do të hiqte karnavalet nga lista për shkak të përsëritjes së përfaqësimeve raciste dhe antisemite në event, transmeton Top Channel.

Karnavalet e Aalst në rajonin e Flandrës, u përfshinë në listën e UNESCO-s në vitin 2010. Por prania në paradë e një grupi që imitonte hebrenjtë ortodoksë, më hundë të mëdha e të ulur mbi trasta me flori, ka fyer komunitetin hebre të Belgjikës.

UNESCO kish thënë në mars se do të ishte vigjilente dhe nuk do të toleronte raste të ngjashme. Në një deklaratë të lëshuar nga takimi i fundit në Bogota, UNESCO tha se kishte besim tek parimet thelbësore të dinjitetit, barazisë dhe respektit të ndërsjelltë mes njerëzve dhe dënonte të gjitha format e racizmit, antisemitizmit dhe ksenoffobisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button