Rindërtimi i shtëpive, Rama thotë se i gjithë procesi mbyllet në qershor të 2021-it

Banorët në fshatrat e Shqipërisë që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit do të mund të kenë shtëpitë e tyre të reja brenda vitit 2020.

Në një videomesazh në Facebook, kryeministri Edi Rama deklaroi se shpreson se festa e vitit të ri, 2020, do t’i gjejë banorët, në fshatrat e dëmtuara, brenda shtëpive të reja.

Sa i përket banorëve në qytete, shtëpitë e të cilëve gjithashtu janë shembur ose dëmtuar nga tërmeti, Rama tha se procesi pritet të mbyllet brenda qershorit të 2021, transmeton Top Channel.

Kryeministri foli edhe për reagimin e policisë ndaj atyre që kanë abuzuar në ndërtim, duke theksuar se tashmë kanë nisur arrestimet e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button