Atmosferë festive për festat e fundvitit në Shkup

Atmosfera festive në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut tashmë ka filluar, ndërkohë që sheshi kryesor është stolisur me drita të shumëllojshme dhe me pema e madhe tradicionale që tërheq interesin e shumë qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qendrën e qytetit të Shkupit vërehet një frekuentim më i madh i qytetarëve të cilët shijojnë dekorimet për festat e fundvitit, pemën tradicionale të Krishtlindjeve dhe Pazarin e Vitit të Ri, të gjitha të vendosura në sheshin “Maqedonia”.

Në këtë pjesë të sheshit të emëruar “Winterland 2020” është vendosur edhe një skenë e vogël, ku çdo ditë do të ketë ngjarje për të tërhequr interesin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga mosha.

Në Shkup me drita të ndryshme janë stolisur edhe lokalet private, të cilat japin pamje të dukshme se atmosfera festive e festave të fundvitit tashmë ka filluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button