PSG dhe Juventus përgatiten për shkëmbimin e madh në janar

Juventus dhe PSG po mendojnë të realizojnë një shkëmbim lojtarësh në merkaton e janarit.

Emre Can është i pakënaqur me situatën e tij te Juventus, pasi është kthyer në një lojtar stoli nga Sarri, ndaj largimi i tij në merkaton e janarit është i sigurt, transmeton Top Channel.

Ndërsa, Leandro Paredes ka zhgënjyer që kur kaloi në Francë, një vit më parë, nga Zenit Saint Petersburg raporton “TuttoSport”.

Duke ditur pakënaqësinë e dy lojtarëve në fjale, dy gjigantët e Europës po mendojnë të kryejnë një shkëmbim mes tyre, që do t’i kënaqte të gjitha palët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button