Kryeministri Haradinaj sfidoi forcat e FSK-së, garë me pompa kundër oficerëve të rinj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sfiduar së fundmi forcat e FSK-së në pompa.

Gjatë vizitës së tij tek Ministria e Mbrojtjes, ai ka vizituar oficerët e rinj të FSK-së ku dhe i ka sfiduar ata, duke kryer pa reshtur plot 53 pompa, transmeton Top Channel.

I veshur me këmishë dhe pantallona serioze, shtrihet në tokë dhe sfidon dy oficerë të rinj, e ndërsa ushtarët ndalojnë ai vazhdon ende të japi shfaqje, duke marrë duartrokitje nga të gjithë.

Kujtojmë që Haradinaj ka marrë pjesë në luftën e Kosovës, ku ka treguar aftësi të larta prej ushtaraku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button