Gostivar, janë kapur 64 pako kokainë

Në një aksion policorë në Gostivar, mbrëmë në mesnatë janë konfiskuar 64 pako drogë, të llojit kokainë, njofton Alsat M.

Gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës, që zgjati rreth dy orë në një banesë në lagjen “Nikolla Parapunov” u kap kjo sasi droge dhe një peshore digjitale, me ç’ rast u prangosën tre persona, dy meshkuj F.H. 31 vjeç, H.N. 48 vjeç dhe një femër E.N. 31 vjeçare, të gjithë nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit. Nga SPB-Tetovë thonë se tre të dyshuarit për trafikim droge janë duke u mbajtur në stacionin policorë të Gostivarit dhe pas dokumentimit të rastit nga inspektori dhe prokurori kujdestarë, do të merren masat adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button