Kurti dhe Mustafa sërish do të tentojnë të arrijnë marrëveshje për koalicion

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot do të zhvillojnë takimin e radhës. Sipas burimeve të T7 takimi do të nisë në ora 16:00 në një tentativë tjetër për të arritur marrëveshje për koalicion mes dy partive për të bashkëqeverisur në katër vjetët e ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Takimi vjen pas mbledhjes së kryesive të të dy partive të paralajmëruara për sot.

Vetëvendosje ka thirru takimin e kryesisë në ora 9:00 e cila është duke u zhvilluar ende kurse LDK ka paralajmëruar takimin e kryesisë së partisë në ora 11:00.

Dy liderët e subjekteve politike kanë zhvillur dje një takim dy orësh por që rezultoi i pasuksesshëm në arritjen e marrëveshjes.

Pas këtij takimi dy zyrtarët e VV-së dhe LDK-së, Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti para mediave deklaruan se janë marrë vesh që të intensifikojnë takimet për të arritur marrëveshjen e koalicionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button