Massive Attack: Teardrop

Kënga: Teardrop
Grupi: Massive Attack
Albumi: Mezzanine

Massive Attack është një grup që vjen nga Bristoli i Anglisë. Për tingujt e grupit janë përgjegjës dy persona, por  ato zakonisht bashkëpunojnë me vokale të tjera. 

Muzika e tyre i përket zhanrit elektronik, ato eksperimentojnë shumë me meloditë elektronike, me vokale si dhe instrumente të llojllojshme.

Që nga viti 1988 e deri në kohën e sodit, Massive Attack ka qenë dhe do të mbetet sinonim i melodisë moderne dhe njëkohësisht i tingujve retro.

The Guardian shpalli këngën e tyre Unfinished Sympathy si njëra nga këngët më të mira të të gjitha kohërave ndërsa albumet Blue Lines and Mezzanine janë në listën e revistës Rolling Stone e cila përmban 500 albumet më të mira të të gjitha kohërave.

Karriera e këtij grupi është tejet e gjatë dhe e njohur deri më tani kanë shitur rreth 11 milion kopje nëpër botë.

Web sajti zyrtar i Massive Attack. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button