Kryeministri Zaev pastroi bashkë me administratën në aksionin “Mos u bëj mbeturinë”

Çdo njeri ka të drejtë për mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, por njëkohësisht çdokush është i obliguar që ta avancojë dhe avancojë mjedisin jetësor dhe natyrën e komunitetit lokal, porositi sot kryeministri Zoran Zaev në Sh.F. “Panajot Ginovski” në Butel ku me administratën qeveritare ka marrë pjesë në aksionin “Administrata pastron me Mos u bëj mbeturinë”, njofton Portalb.mk.

“Respekti dhe zbatimi të këtyre parimeve paraqet kusht për shëndet më të mirë, më cilësore dhe më të gjatë të qytetarëve. Shpresojmë se në këtë mënyrë do të ndikojmë në vetëdijen e qytetarëve dhe në përgjithësi ndaj qytetarëve që t’i ruajmë lokacionet pasi që të mbarojë ky aksion”, tha Zaev.

Kryeministri informoi për aktivitetet e Qeverisë të cilët janë në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, duke theksuar se për herë të parë janë ndarë mjete të veçanta buxhetore për zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Në kuadër të atij buxheti do të vazhdojë edhe zbatimi i investimit më të madh në historinë e vendit për kujdes për mjedisin jetësor me ndarje prej 10 milionë euro për kondicionerët inverter të cilat duhet t’i ndërrojnë furrat e drurit dhe naftës dhe në 10 mijë amvisëri në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kumanovë.

Zaevi rikujtoi edhe në subvencionet që i ndanë Qyteti i Shkupit për amvisëritë dhe subjektet tjera për pastrimin e oxhaqeve, por edhe për furnizimin e 562 pastruesve të ajrit në shkolla.

Lokacionet në të cilat është zhvilluar aksioni janë liqeni Treska në Saraj, Akvedukti “QS “Boris Trajkovski”, Kalaja, Muzeu i Artit Bashkëkohor, kazerma “Ilinden”, bulevardi jugor “Bihaqka”, shkolla shtetërore për kulturë fizike “Metodija Mitevski Brico”, stacioni hekurudhor dhe i autobusëve, rruga “Xhon Kenedi”, afër Kuvendit, e gjithë rruga “Maqedonija”, QKM dhe TVM, kazerma “Goce Dellçev”, rruga “Derid Bajram”, rruga “Aleksandar Urdarevski”, Spitali i Evropian i syrit, rruga “Industriska” në Gazi Babë dhe i gjithë bregu u lumit Vardar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button