Ukraina dhe Rusia do të vazhdojnë bisedimet për gazsjellësin

Gjiganti i energjisë së kontrolluar nga Rusia, Gazprom, dhe ai i Ukrainës, Naftogaz, kanë thënë se do të vazhdojnë bisedimet për të arritur një marrëveshje rreth transportit të gazit nga Rusia për në Evropë përmes territorit të Ukrainës.

Një raund i ri i bisedimeve në Vjenë më 13 dhjetor midis udhëheqësve të kompanive, përfundoi pa ndonjë marrëveshje, transmeton REL.

“Është shumë herët për të diskutuar rreth një opsioni të aprovuar, por jemi duke bërë bisedime konstruktive. Puna aktive vazhdon”, tha drejtori ekzekutiv i Naftogazit, Yuriy Vitrenko.

Para bisedimeve, Vitrenko tha se më 13 dhjetor është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje që siguron “kapacitete afat-gjata të rrugës tranzitore të sistemit të transmisionit të gazit të Ukrainës”.

Pas bisedimeve bilaterale të muajit të kaluar në Vjenë, Vitrenko tha se Ukraina nuk do të pengojë procesin edhe nëse Moska dhe Kievi dështojnë të nënshkruajnë një marrëveshje të re deri në fund të vitit.

“Ukrainë nuk do të ndalojë gazin. Ne nuk kemi traditë të shfaqjes në televizione dhe deklaratave se do të ndërprejmë gazim”, tha Vitrenko për Deutsche Welle.

Bisedimet në Vjenë erdhën pas takimit të presidentit Volodymyr Zelenskiy me homologun rus Vladimir Putin në Paris më 9 dhjetor. Bisedimet u zhvilluan me ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, nën marrëveshjen për zgjidhjen e konfliktit të vazhdueshëm në lindje të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button