Acevski: Ka kohë para zgjedhjeve për të punësuar 30 persona në Entin Shtetëror për Revizion

Drejtori i sapozgjedhur i Entit për Revizion Shtetëror, Maksim Acevski në një intervistë për televizionin Telma tha se institucioni me të cilin udhëheq ai ka nevojë për staf, për arsye se nga 145 punonjës të planifikuar, ka vetëm 90, transmeton Portalb.mk.

“Programi vjetor është dashur të jetë deri në fund të nëntorit, por ai ende nuk është dorëzuar. Mirëpo, besoj se në javët e ardhshme do të ndërmarrim masa aktive për përgatitjen e programit. Do t’i shikojmë të gjitha aspektet, më lejoni ti ftoj të gjitha organizatat joqeveritare të japin sugjerime për gjithçka që ata konsiderojnë se duhet të jetë lëndë e revizionit, ne do ti marrim në konsideratë të gjitha. Besoj se ka kohë për punësime para zgjedhjeve, kemi planifikuar 145 punonjës ndërsa të punësuar i kemi vetëm 90. Para zgjedhjeve pres 25-30 punësime, që të mund të vazhdojmë me punë” tha Acevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button