fbpx

Ronaldinho “përbuz” Messin, vlerëson legjendat e futbollit

Ronaldinho ka pohuar se e ka të vështirë ta cilësojë ish shokun e skuadrës së Barcelonës, Lionel Messi lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, shkruan Ora News, transmeton Portalb.mk.

Argjentinasi fitoi për herë të gjashtë “Topin e Artë “në fillim të këtij muaji dhe vazhdon të japë shfaqje marramendëse për Barcelonën.

Por, Ronaldinho, i cili fitoi “Topin e Artë” në vitin 2005 dhe luajti me Messin për katër vjet në “Camp Nou”, thotë se ai nuk mund ta përshkruajë ish kolegun e tij, si futbollistin më të madh të të gjitha kohërave.

Jam i kënaqur që Messi fitoi Topin e Artë. Ne gjithashtu ishim miq gjatë kohës që unë kam luajtur në Barcelonë. Por nuk më pëlqen të krahasoj dhe e kam të vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave”, tha ish sulmuesi brazilian që ka fituar gjithçka në karrierën e tij.

Ronaldinho beson se Messi përballet me konkurrencën për këtë titull nga ikona të Brazilit, si Pele dhe Ronaldo. Gjithashtu ai nuk lë pa përmendur edhe legjendën e Argjentinës, Diego Aramndo Maradona.

Është e vështirë të thuhet se Messi është më i miri gjatë historisë së futbollit, pasi përpara tij janë Maradona, Pele, Ronaldo …. Mund të them se ai është më i miri i epokës së tij”, u shpreh 39-vjeçari për kapitenin e Barcelonës, që ka fituar gjithçka në karrierën e tij me përjashtim të një trofeu me Argjentinën.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close