fbpx

“Alo” serbe po na armatosi shpejtë “me armë nga një aleati i fuqishëm”

Me një stil sensacionalist, portali serb “Alo”, përmes titullit të një teksti të botuar më 10.12.2019, e manipulon publikun: “MAQEDONIA PO ARMATOSET ME TË SHPEJTË – Po arrin armatimi nga aleati i fuqishëm. Shkupi, megjithatë, do të duhet të heqë dorë nga diçka! “(MAKEDONCI SE UBRZANO NAORUŽAVAJU Stiže oružje od moćnog saveznika. Skoplje će ipak morati nečeg da se odrekne!)

Në këtë rast konkret, është bërë një konstruksion konfuz i titullit, në të cilin është vënë në kornizë një informacion që është marrë nga TV 21, sipas të cilit “në 10 vitet e ardhshme do të shpenzohen 700 milionë euro për modernizimin e ushtrisë”, transmeton Meta.mk.

“Kjo kryesisht ka të bëjë me modernizimin e këmbësorisë së lehtë, përfshirë transportuesit e blinduar … Ushtrinë do ta modernizojnë ShBA me të cilët së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje për blerje të transportuesve …”

Përmbajtja e lajmit është përcjellë me saktësi. Vetëm se edhe nga artikulli origjinal në TV 21 nuk mundur të kuptohet prej ku ka ardhur ky informacion, pasi në tekst nuk është shënuar burimi, kështu që të dhënat e përmendura në lajme nuk mund të konfirmohen. Përndryshe, paralajmërim për modernizimin e Armatës kohët e fundit ka bërë Ministria e mbrojtjes, por nëse MB është përdorur si burim në këtë artikull nuk dihet.

Për më tepër, titulli i tekstit që është botuar në “Alo” pretendon se “Shkupi, megjithatë, do të duhet doemos të heqë dorë nga diçka!” E ç’është ajo, nuk e zbulon. Lexuesi nuk mund t’i zbulojë atë edhe pasi të lexojë tërë informacionin, në të cilin nuk kanë asnjë lidhur me “heqjen dorë” që Maqedonia do të duhet të bëjë në kurriz të modernizimit të Armatës.

Prandaj, është e qartë se “misteri” ka dalë në titull me qëllimin e vetëm për të tërhequr më shumë vëmendje dhe më shumë klikime.

Përshtypje manipuluese len edhe një nga fotografitë, me të cilat ilustrohet teksti, e cila ka legjendën “Festimi në Shkup”, por që është shumë e turbullt dhe nuk mund të shihet saktësisht se ku është filmuar dhe çka festohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button