Ish ministri dhe 10 të tjerë akuzohen në rastin “Shkallët spanjole” se dëmtuan buxhetin e RMV-së për 163.5 milionë denarë

Prokuroria themelore për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ka ngritur deri te Gjykata Penale – Shkup aktakuzë për 11 persona për rastin “Shkallët spanjolle”, transmeton Portalb.mk. Mes tyre është dhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski.

Ata akuzohen se kanë keqpërdorur pozitat dhe autoritetet zyrtare, derisa njëri akuzohet për punë të pandërgjegjshme në shërbim.

Prokuroria nga qershori kishte filluar hetimin për këtë rast, duke konfirmuar se gjatë periudhës 21.12.2010 deri me 08.08.2018, i akuzuari i parë së bashku me pesë nëpunës administrativ, me mosrealizimin e detyrimeve të tyre zyrtare, kanë vepruar kundër dispozitave të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokë ndërtimore dhe nuk kanë iniciuar procedurë për përfundimin e Marrëveshjes për tjetërsim të tokës ndërtimore dhe kthimin e tokës ndërtimore në pronë të RMV-së, as që kanë paguar gjobë të Marrëveshjes, me çka kanë mundësuar blerësit të përfitojnë pronë të kundërligjshëm.

Veprimet e të akuzuarve, llogariten të kenë shkaktuar dëm prej 163,513,868 denarë në Buxhetin e vendit.

Në këtë lëndë të akuzuar janë dy persona zyrtar të cilët kryejnë punë me interes publik dhe të cilit me moskryerjen e detyrës së tyre zyrtare, kanë vepruar kundër Marrëveshjes për tjetërsim dhe Ligjit për noter.

Në këtë lëndë, akuzohet si bashkëkryerës me kontribut të posaçëm ka marrë pjesë në kryerjen e veprës, duke dorëzuar gjetje të sakta dhe vlerësime të përgatitura me kërkesë të tij, me tregimin e gjendjes së tokës, në kundërshtim me konstatimin nga ana e Komunës Qendër.

Po ashtu akuzohet një person i cili në cilësinë e personit zyrtar duke mos mbajtur llogari për të drejtat pronësore dhe interesat e shtetit dhe duke mos e kryer detyrën e tij, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për avokaturë shtetërore.

Zyrtari tjetër akuzohet se me lëshimin e mbikëqyrjes së obliguar – pa vërtetuar se në gjendje të rregullt – Marrëveshjen për tjetërsim të tokës shtetërore, ka qenë e paraparë shënim i ngarkesës reale mbi tokën, në dobi të tjetërsuesit. Ai ka vepruar pa ndërgjegjshëm në kryerjen e autorizimeve të tij dhe nuk i ka respektuar dispozitat e Ligjit nga kadastra e patundshmërive, në bazë të cilit është dashur të vepron.

Përndryshe, komuna Qendër ka miratuar vendim që të ndërtohet shkallët spanjolle në Sheshin Maqedonia në vitin 2015-të, ndërkaq kryetari aktual, Sasha Bogdanoviq e ka shfuqizuar miratimin për ndërtim në shkurt të vitit 2018-të, pasi që investitori në afat prej dy vjetëve pas vendimit të plotfuqishëm, aq sa shkruan në Ligjin për ndërtim, nuk ka filluar me ndërtimin e objektit.

LEXO: Shkup, anulohet ndërtimi i Shkallëve Spanjolle në komunën Qendër
LEXO: Firma që do të ndërtojë “shkallët spanjolle”, ka blerë tokën prapa “Veros”
LEXO: “Shkallët spanjolle” në truallin e Nënës Terezë stërnipi dëshmon para mediave
LEXO: Detaje nga aksion policor, Janakieski dhe 10 ish funksionarë në arrest

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button