“Standart” bullgar me titull të “trembur” për reagimet e Zaevit dhe Dimitrovit ndaj mohimin nga ABSH (BAN)

Gazeta bullgare “Standart” në ueb faqen e vet sot publikoi tekst  me titull “Po na trembin me fund të miqësisë me Maqedoninë” me të cilin është ngjitur tekst për reaksionet e ministrit Nikolla Dimitrov dhe kryeministrit Zoran Zaev për veprimin e Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN) të theksojë që gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare, transmeton Meta.mk.

Në një vend në tekstin e “Standart” shkruan që dje kryeministri i Maqedonisë Zaev “është kërcënuar që autoritetet në vend do të reagojnë, për shkak se çështja është pjesë e problemeve ndërmjet dy shteteve dhe Marrëveshjes për miqësi”.

Kryeministri Zoran Zaev ka dhënë deklaratë, mirëpo pa kërcënim, por vetëm ka thënë që edhe pse procesi mund të ndërpritet, ai nuk mendon ashtu dhe që do të kërkohen zgjidhjet në mënyrë miqësore.

“Bullgaria ende nuk është e qartë me njohjen tonë të gjuhës tonë maqedonase, kjo është çështje e cila ka mbetur për ta zgjidhur nëpërmjet implementimit të marrëveshjes. Unë mund të them ashtu në mënyrë robuste, kaq ne këtu e ndërpresim, por jo. Kjo nuk është politika që e praktikoj, nëpërmjet miqësisë do t’i gjejmë zgjidhjet”, deklaroi Zaev.

Përveç kësaj, paralajmërimi i tij që nëpërmjet ministrisë të Maqedonisë për punë të jashtme do të dërgohet reaksion zyrtar në Bullgari, gjithashtu është larg kërcënimit për ndërprerje të raporteve miqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button