Qeveria tregoi vlerën që ka ndarë për rindërtimin e objekteve pas tërmetit

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar buxhetin  dhe paketën fiskale për vitin 2020.Në buxhet u përfshi një nen i veçantë për rindërtimin pas tërmetit ku u alokuan 20 mld lekë.Po ashtu një me anë të një amendamenti në paketën fiskale u vendos heqja e tatimit mbi fitimin në rastin e dhurimit të një banese apo trualli nga prindërit te fëmijët ose midis bashkëshortëve, transmeton OraNews.

Buxheti 2020 do të përqendrohet  te paketa e rindërtimit nga tërmeti. Gjatë miratimit nen për nen, kreu i Komisionit të Ekonomisë deklaroi se edhe pse nuk ka një faturë përfundimtare për dëmet në buxhet do përcaktohet një fond prej 20 mld lekësh.

Fondet janë siguruar kryesisht nga projektet në infrastrukturë, ndërkohë që investimet në shëndetësi nuk do të preken.

Arben Ahmetaj: Fondi parashikohet të jetë 20 mld lekë për vitin 2020, nga të cilat 13 mld do të financohen nga buxheti i brendshëm dhe 7mld nga donatorët.

Ndërkohë në paketën fiskale u përfshi edhe një amendament, i cili parashikon heqjen e tatimit prej 15%  në rastet e dhurimit të banesave ose truallit ndërtimor nga prindërit te fëmija ose midis bashkëshortëve.

Evis Kushi: Të hiqet tatimi mbi të ardhurat prej 15% kur bëhet kalimi i pronësisë nga prindi te fëmija apo nga bashkëshorti te bashkëshortja, jo në rastet kur kalon nga vëllai te motra apo kushëriri. E kemi bërë këtë propozim vetëm për banesën e parë se mund të jetë një ndërtues që ka 10 banesa që ja dhuron njërit fëmijë apo tjetrit.

Po ashtu në kuadër të rindërtimit në paketën fiskale të vitit të ardhshëm u vendos që shtëpitë e lëvizshme ose materialet e ndërtimit do të lehtësohen nga TVSH-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button