Eskaloi protesta në kufirin Bllacë-Han i Elezit (VIDEO)

Rrahja në Shkup e tre të rinjve nga Kosova, pasoi me protestat sot në pikën kufitare në Hanin e Elezit, transmeton Portalb.mk.

Protesta ishte paralajmëruar nga tifogrupi i ekipit KF Shari nga Han të Elezit, “Boys of Border”. Protesta ishte paralajmëruar të mbahet nga ora 13:00 deri në ora 13:30. 

Kështu, marshi protestues nisi nga qendra e Hanit të Elezit, si shenjë revolte ndaj institucioneve shtetërore për neglizhencën në lidhje me zgjidhjen e rastit ku u rrahën tre të rinjtë nga Hani i Elezit në Shkup nga tifogrupi i KF Vardar, “Komiti”.

Protesta filloi e qetë, deri në momentin kur policia nuk intervenoi, me arsyetimin për lirimin e rrugës.

“Ne nuk mund te jemi te barabarte sepse ne nuk kemi kriz Identiteti dhe asgje nuk mund te na ndaloj levizjen e lire ne shtetin fqinje , kur ishte koha per te treguar force e treguam dhe e gjithë bota e di kush doli fitimtar . KERKOJME DREJTËSI”, deklaruan nga “Boys of Border”.

Fjalë rasti pati edhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button