Tetovë, Këshilli Rinor Lokal promovi strategjinë e re rinore të këtij qyteti

Të rinjtë tetovarë sot në hapësirat e Komunës së Tetovës nga shoqata “Multikultura” u njoftuar me Strategjinë e re Rinore të Komunës së Tetovës. Synimi i këtij aktiviteti ishte që të rinjtë të njoftohen si dhe të debatojnë në lidhje me strategjinë e re rinore si dhe të bëhet promovimi i rolit të Këshillit Rinor Lokal, transmeton Portalb.mk

Këshilli Rinor Lokal i Komunës së Tetovës u vendos në funksion para disa muajsh nga Shoqata “Multikultura” në bashkëpunim me Sektorin për Arsim me përpilimin e “Strategjisë së Punës” kurse pikërisht para disa javësh u zgjodhën edhe organet e këtij këshilli.

LEXO: “Strategjia e Punës” synon ta vëndojë në funksion Këshillin Rinor Lokal në Tetovë

Shoqata “Multikultura” në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Mladiinfo International” promovuan strategjinë e re rinore, sipas tyre përmes këtij dokumenti strategjik, në katër vitet e ardhshme do të punohet për zgjidhjen e problemeve rinore në komunitetit tonë.

“Përmes këtij dokumenti strategjik, në katër vitet e ardhshme do të punohet për zgjidhjen e problemeve rinore në komunitetin tonë dhe njëkohësisht të rinjtë do të kenë mundësinë që në formë aktive të inkuadrohen për ndryshime shoqërore. Sot, qëllimi jonë është të bëjmë promovimin e kësaj strategjia ë mënyrë që të rinjtë e qytetit të Tetovës të jenë të njoftuar si dhe të japin sugjerimet e tyre në lidhje me këtë” deklaroi Arlinda Ilazi

Ndryshe, Këshilli Rinor Lokal do të financohet nga Komuna e Tetovës dhe donatorë tjerë, buxheti i këtij këshilli pritet që të votohet nga Këshilli Komunal me datë 26 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button