ASH: Jemi për lista të hapura me 8 njësi zgjedhore, BDI-VMRO-DPMNE-në po bllokojnë proceset me amendamente

Aleanca për Shqiptarët qëndron pas kërkesës së saj për lista të hapura si prioritet për ndryshim në Kodin Zgjedhor, ndërkaq siç thonë ata për shkak të mbajtjes më transparente të përgjegjësisë ndaj votuesve kërkojnë 8 njësi zgjedhore për fuqizim të votës shqiptare, njofton Portalb.mk.

“Ne si Aleancë konsiderojmë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të domosdoshme që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare zëri i shqiptarëve në Kuvend, të rritet nëpërmjet rritjes së numrit të deputetëve që do t’i përfaqësojnë ata në Kuvend. Jokonsistenca e qëndrimeve të BDI-së dhe luhatjeve të ndryshme që kjo parti bën gjithmonë duke shkuar kah fryn era janë evidente edhe në qëndrimet e tyre të fundit sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor. 5000 amendamentet e dorëzuara nuk janë asgjë më shumë se 5000 arsye për bllokim të debatit parlamentar për ndryshime në kodin zgjedhor”, thonë nga ASH.

Nga ana tjetër, sipas tyre, qëndrimet e përafërta dhe bashkëdorëzimi i amendamenteve me VMRO-DPMNE-në është një tregues i qartë për bashkëpunimet e tyre të ardhshme për bllokimin e proceseve që sjellin ndryshim në të mirë të përgjithshme, por dhe siç thonë ato sigurisht në dëm të tyrin personal.

Ndryshe, grupi i deputetëve të BDI-së ka dorëzuar mbi 5.000 amendamente kundër ndryshimit të Kodit Zgjedhor, ndërkaq Artan Grubi ka premtuar se ndryshimet e njëanshme të legjislatives zgjedhore përpara zgjedhjeve janë precedent i rrezikshëm me pasoja të cilat për momentin nuk mund të vlerësohen.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka qëndrim të ngjashëm, por më pak amendamente. Deputetët e partisë opozitare kanë dorëzuar gjithsej 1200 amendamente edhe atë 600 për propozim-ligjin për modelin zgjedhor dhe 600 për propozim-ligjin për listat zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button