BIRN Kosovë: Lajm i rremë për të akuzuarën për vrasjen e Ivanoviç, Silvana Arsoviç është gjallë

BIRN Kosovë ka analizuar një lajm të publikuar në portalin Indeksonlajn në lidhje me pretendimin për vdekje të dyshimtë të Silvana Arsoviç, ish-sekretare politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviç dhe e akuzuar së bashku me pesë persona të tjerë për vrasjen e Ivanoviçit, transmeton Vërtetmatësi.

Lajmi

Në lidhje me rastin, KALLXO.com kontaktoi edhe Prokurorin Special Sylë Hoxha, i cili ka akuzuar Arsoviç dhe pesë persona të tjerë për vrasjen e Oliver Ivanoviç, ai lajmin këtë lajm e quajti të pavërtetë. Hoxha gjithashtu theksoi që është informuar nga kryeprokurori i Mitrovicës që e akuzuara ishte shtruar në spital për shkak të komplikimeve shëndetësore, por është gjallë, nuk ka vdekur.

Më herët, KALLXO.com raportoi se Silvana Arsoviç ishte shtrirë në spital për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe shtrëngimeve të gjoksit. Me këtë arsyetim, lajmi në fjalë vlerësohet si gënjeshtër, gjegjësisht e pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button