Zaev: Do të mendojmë seriozisht për koalicionin me BDI-në

Mijëra amendamentet e dorëzuara nga partneri qeveritar BDI për ndryshim Kodit Zgjedhor, janë arsye serioze për të menduar për koalicionim dhe LSDM do ta hapë këtë çështje, njofton Portalb.mk.

“Kur VMRO-DPMNE dorëzon 9.000 dhe BDI 5.000 amendamente, dhe mund të bllokojnë ndonjë proces. Ata kanë të drejtë sipas rregullores. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, por nuk e di sa do të mundemi. Shpresoj që të ketë shumicë që t’i miratojmë ato vendime. Në frymën e demokracisë jemi të ndryshëm, ne jemi për një njësi zgjedhore, ndërkaq partneri ynë qeveritar është kundër dhe mund ta lë që VMRO-DPMNE të bllokojë. Megjithatë amendamentet dërgojnë porosi të keqe”, tha Zaev.

Grupi i deputetëve të BDI-së ka dorëzuar mbi 5.000 amendamente për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndërkaq Artan Grubi ka premtuar se ndryshimet e njëanshme të legjislatives zgjedhore përpara zgjedhjeve janë precedent i rrezikshëm me pasoja të cilat për momentin nuk mund të vlerësohen.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka qëndrim të ngjashëm, por më pak amendamente. Deputetët e partisë opozitare kanë dorëzuar gjithsej 1200 amendamente edhe atë 600 për propozim-ligjin për modelin zgjedhor dhe 600 për propozim-ligjin për listat zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button