Jo komentuesit, në këtë rast media mund të jetë “masakruese” dhe të dënohet për gjuhë urrejtje

Burimi: KriThink

Komenti i Zoran Zaevit ndaj deklaratës së Muhamed Zekirit për raportet mes Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), krijoi ambient ideal që disa media ta manipulojnë publikun dhe të dezinformojnë duke keqpërdorur komentet në rrjetin social “Fejsbuk”, Gjithashtu, mediat e kanë të ndaluar të shpërndajnë gjuhë urrejtje e cila është vepër penale . I tillë është lajmi që e recensojmë.

Tetova Sot: Pas Zaevit, Edhe Komentuesit E Bëjnë Rezil Mukin
Tetova Sot: Pas Zaevit, Edhe Komentuesit E Bëjnë Rezil Mukin

Linku deri te artikulli: Pas Zaevit, edhe komentuesit e bëjnë rezil Mukin”

Data e publikimit: 21.11.2019

Data e recensionit: 08.11.2019

Recensuese: Fatbardha Curri

Përveç manipulues, titulli është edhe sensacional

Nëpërmjet titullit, media ka zgjedhur  të manipulojë publikun duke e cilësuar komentin e Zaevit për Zekirin si fyes edhe pse ashtu nuk ishte. Në po atë kontekst, media ka zgjedhur t’i sheh edhe komentet në rrjete sociale. Ata i ka cilësuar si “fyese” dhe “masakruese”, edhe pse ky nuk është termi adekuat për të përshkruar komentet. Masakra është vrasje masive, e në komente nuk u vërejt një gjë e tillë.

“Pas kundërshtimit të madh nga kryeministri Zaev, edhe komentuesit e kanë masakruar, në proflin e tij në FB. Ja disa nga komentet masakruese ndaj Muhamed Zekirit”, thuhet mes të tjerash në lajmin që e recensojmë.

Ashtu siç mund të shihet, fjala masakrim nuk është përdorur as me shenjat e pikësimit thonjëza (“”), që te lexuesit do të paraqiteshin në formë simbolike. Përdorimi i fjalës masakrim, në bazë të doracakut të “KriThinkut” cilësohet si shprehje e gjuhës së urrejtjes.

“Alarmizmi (ang. Alarmism) – Alarmizmi është paralajmërim i ekzagjeruar apo i tepërt për ndonjë kërcënim real apo të imagjinuar, të tilla si përhapja e vdekshmërisë nga sëmundjet infektive. Edhe pse rreziqet janë të vogla, mediat mund të bëjë raportet sensacionale”, thuhet në DORACAK.

“Komente që fyejnë” – argumente kundër Zekirit

Kështu, duke zgjedhur komentet ku kryesisht përdoret gjuhë fyese dhe kritikohet deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, media ka shfrytëzuar konceptin e manipulimit “argumente kundër personit”. Ky koncept ka për qëllim të përzgjedh faktet apo të dhënat, që në këtë rast janë “komentet e Fejsbukut”, të cilat janë kundër Zekirit me qëllim të dëmtimit dhe rrënimit të imazhit dhe reputacionit të tij në LSDM dhe publik.

Deklarata e Zaevit: 
“Me BDI-në kemi raporte stabile, falënderim Zotit për lirinë dhe kur kemi mospajtime ato dalin në sipërfaqe. Por kjo është edhe arsyeja që t’i zgjidhim ato probleme, kur ato shfaqen.Ne jemi parti demokratike, unë mburrem, me demokracinë në LSDM dhe gjithsesi liria e shprehjes dhe mendimi ndryshe në parti ekziston. Por definitivishtë LSDM-ja në emër të së cilës flas unë si kryetar i saj, kemi raporte të shkëlqyeshme me BDI-në, kemi qenë partnerë në kohën kur u sollën vendimet më të rëndësishme për shtetin”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Për lexuesin: Shmangni mediat me gjuhë të urrejtjes

Gjuha e urrejtjes është e dënueshme me Kodin Penal, prandaj që ju të jenë të informuar drejtë dhe saktë, është mirë të shmangni mediat që shfrytëzojnë aso lloj gjuhe. Në këtë rast, mos i merrni të besueshme dhe të sakta informacionet që bazohen edhe në komentet në rrjete sociale të cilat për bazë kanë gjuhën e urrejtjes. Nga aty ju do të keni pasoja, sepse në vend se të informoheni drejtë dhe në mënyrë objektive, ju do të jeni keqinformuar dhe do të mund të bëheni potencial për shfrytëzim të gjuhës së urrejtjes.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button