Institucionet dhe ndërmarrjet publike nuk duhet t’i nxisin dezinformatat, por t’i luftojnë

Burimi: KriThink

Në luftën kundër dezinformatave përgjegjësi nuk kanë vetëm mediat dhe gazetarët, por edhe institucionet shtetërore. Kështu ndodh edhe me ndërmarrjet publike, të cilat në rast se vendosin të komunikojnë me publikun, është më mirë atë ta bëjnë nëpërmjet kanaleve të komunikimit me publikun, që janë Ueb faqet, rrjetet sociale dhe aktiviteteve publike.

Shkruan: Fatbardha Curri

Mosfurnizimi me rrymë i banorëve të fshatit të Gërçecit të komunës së Sarajit – Shkup, ngjalli reagime nga disa banorë të cilat i publikoi portali “Almakos” ku u sulmua ndërmarrja publike përgjegjëse për furnizim me rrjetin elektrik, “EVN – Maqedoni” . Rasti mori konotacion etnik, për të cilën reaguan edhe disa parti politike.

LEXO: Banorët e Gërçecit: Është skandal që dënohet një fshat i i tërë për mbi 40 orë pa rrymë!
LEXO: Gërçeci në terr të plotë, kritikohet fortë EVN-ja dhe paralajmërohen protesta masive
LEXO: Banorët e Gërcecit paralajmërojnë EVN-në: Do t`ua bëjmë më zi se në Bullgari
LEXO: ASH: Mos eksperimentoni me jetën dhe fatin e qytetarëve të Gërçecit sepse do thyeni qafën një ditë
LEXO: Afrim Gashi merr në mbrojtje Gërçecin, kritika të ashpra EVN-së dhe Komunës së Sarajit

“EVN – Maqedoni” reagoi, por nuk dihet se si dhe në çfarë kanale. Shkaqet që i përmendi për rastin e Gërçecit nuk i hasëm në ueb faqen e saj, por të njëjtat nuk janë dërguar as në media.

FOTO KOMPLET PREJ KATEGORISË NGA KOMUNIKATA PËR MEDIA
FOTO KOMPLET PREJ KATEGORISË NGA KOMUNIKATA PËR MEDIA

Rasti i dytë ishte me reagimin e partisë Aleanca për Shqiptarët për kushtet e vështira në Spitalin e Gostivarit.

LEXO: ASH: BDI dhe Asim Musa lënë në harresë spitalin e Gostivarit
LEXO: Aleanca: BDI dhe Asim Musa lënë në harresë spitalin e Gostivarit!

Disa media e publikuan reagimin e Spitalit, por duke mos precizuar se nëpërmjet cilave kanale e kanë siguruar atë. Ueb faqe spitali nuk ka, reagimi nuk është dërguar nëpërmjet kanaleve të PR-it, por në rrjetin social në “Fejsbuk” është një faqe “Hospital “Dr.Ferid Murad” Gostivar”. Siç mund të shihet, edhe emërtimi nuk është i duhur dhe nuk i ngjan një institucioni publik, sepse është shkruar në gjuhën angleze. Reagimin e Spitalit të cilin e kanë publikuar disa nga mediat, ndeshet këtu.

Reagimi i Spitalit të Gostivarit në "Fejsbuk"
Reagimi i Spitalit të Gostivarit në “Fejsbuk”

Mungesa e komunikimit mes “EVN Maqedoni” dhe Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit krijoi ambient ideal për zhvillim dhe krijim të dezinformatave, në lidhje me atë se kushtet në spitalin e Gostivarit janë të këqija dhe se “EVN Maqedoni” po “eksperimenton me jetën e banorëve të Gërçecit”.

Domosdoshmëria e komunikimit të publikut

Institucionet dhe ndërmarrjet publike duhet ta kenë të qartë, se për të luftuar dezinformatat dhe qytetarët të kenë të gjitha palët e përfshira në problem, duhet të realizojnë një koordinim të shpejtë dhe efikas me mediat. Ky komunikim mund të bëhet nëpërmjet sektorit të PR (Public Relations) apo Marrëdhënie me Publikun. Ky sektor, krahas që mundëson informim të publikut për punën e institucionet dhe ndërmarrjes, mundëson gjithashtu që në mënyrë profesionale të mirëmbahet imazhi i favorshëm në publik i institucioneve dhe ndërmarrjeve.

Edhe në publikimin e Asociacionit për Komunikime Publike, si një nga qëllimet kryesore të strategjisë së komunikimit konsiderohet të jetë:

  • Informim i drejtë dhe në kohë reale i qytetarëve mbi të drejtat e tyre.
  • Pjesëmarrja dhe proaktiviteti në marrjen e vendimeve me interes publik.
  • Zgjidhja e problemeve që lidhen me politikën, ekonominë dhe sferën sociale në shoqëri.
  • e ndërkaq si kanale nëpërmjet të cilave mund të bëhet komunikimi publik, numërohen: Ueb faqja, rrjetet sociale (facebook, twitter), broshurat dhe ngjarjet publike.

E në rastet tona, Spitali i Gostivarit e ka përdorur vetëm “Fejsbukin”, por jo në mënyrën e duhur, ndërkaq “EVN Maqedoni”, asnjërën.

Megjithatë, institucionet në formimin dhe zhvillimin e sektorit të PR-it, duhet të vendosin edhe individë profesionistë, të cilët do të dinë se si dhe në çfarë mënyrë të komunikohet me publikun.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button