Presidenti Thaçi caktoi datë të re për konstituimin e Kuvendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ndryshuar datën e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Më 11 dhjetor, presidenti Thaçi e kishte caktuar datën 24 dhjetor për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, transmeton REL.

Por, sipas presidencës, me kërkesë të shumicës së partive politike, seanca është caktuar të mbahet më 26 dhjetor në orën 15:00.

“Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që mbledhjen e parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00″, thuhet në një komunikatë të presidencës.

Në bazë të Kushtetutës, presidenti i vendit e thrret seancën konsituive të Kuvendit pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar më 27 nëntor rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 6 tetor.

Bazuar në numrin e votave të fituara, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 29 deputetë në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja 28, PDK-ja, 24 deputetë, koalicioni AAK-PSD, 13, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë 6 deputetë.

Ndërkaq, nga komunitetet joshumicë, Lista Serbe 10 deputetë, si dhe 10 vende kanë fituar së bashku të gjitha partitë e minoriteteve joserbe.

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej tyre 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitet tjera joshumicë.

Neni 66 i Kushtetutës së Kosovës e parasheh mënyrën e konstituimit të Kuvendit. Aty përcaktohet se Kuvendi zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive.

Kryetari dhe Kryesia e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për mbledhjen e parë të përbërjes së re të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button