Gjermani, 1 vdekur dhe 25 të plagosur nga shpërthimi

Të paktën një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur në shpërthimin që ndodhi në qytetin lindor gjerman Blankenburg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se një person u gjet i vdekur në ndërtesën e banimit ku ndodhi shpërthimi.

Më herët, policia e Magdeburgut përmes Twitterit tha se të paktën 25 persona u plagosën nga shpërthimi, ku disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:55 mëngjesin e sotëm, sipas kohës lokale, në një nga banesat e një ndërtese 5-katëshe në rrugën “Bertolt Brecht”.

Shkaku i shpërthimit ende mbetet i panjohur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button